Zbulimi i vitit i premton besnikëri Tiranës edhe në Kategorinë e Parë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Tirana / Albi Doka është padyshim zbulimi i vitit te Tirana, por edhe në futbollin shqiptar. Vetëm 19 vjeç dhe ai ka luajtur plot 16 sfida për bardheblutë në këtë sezon qysh pas debutimit ndaj Laçit më 5 shkurt në atë humbje 1-0.

Qe prej asaj dite Doka u kthye titullar fiks dhe trajneri Josa i besoi shumë, por do të mbahen mend gjatë edhe lotët e tij në mes të fushës në “Loro Boriçi” ku ngushëllohej nga Denis Pjeshka për rënien e Tiranës në Kategorinë e Parë.

Por edhe pse Tirana tani është rrëzuar, talenti bardheblu deklaron se nuk do ta braktisë atë. Përmes një letre të hapur të postuar në “Facebook”, Doka deklaronte se nuk do ta braktiste kurrë skuadrën e tij të zemrës:

Dashurinë e madhe për sportin më të bukur në botë mua ma kultivoi Tirona, legjendat, tifozeria dhe historia e saj.

Që në fëmijëri ngjyrat e vetme që ëndërroja si çdo fëmijë i kryeqytetit i moshës sime ishin ngjyrat bardheblu. Dhe është krenari e jashtëzakonshme që unë arrita ta vesh këtë bluzë e për më tepër të fitoja trofeun e parë në vitin e parë.

Në rrethana të tjera kjo kupë do kishte akoma me shume kuptim, si trofeu i pare që fitoj me fanellën e zemrës sime. Ky vit ka qenë një vit më shume sfida dhe emocione, si pozitive në aspekt individual, ashtu dhe negative në aspekt më të gjerë.

Unë jam i gatshëm dhe dëshiroj të qëndroj tek Tirona, qoftë ajo në Superligë apo Kategori te Parë.
Tirona është ekipi i zemrës sime dhe nëse do varej nga unë, kurrë s’do ta lija vetëm”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU