Zbulohen emrat e trajnerëve të rinj, Bushi te U-21 dhe Bogdani tek U-19

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15016263_1741530639506320_8476262951993345691_oKjo është java në të cilën do të zyrtarizohet gjithçka…

Ekipet e U-19 dhe U-21 kanë mbetur prej më se një muaji pa trajner, dhe FSHF ka caktuar edhe dy personat që do të kenë drejtimin e tyre. Dy emrat më të mundshëm që pritet të ulen në këto dy pankina janë ish-bomberat Alban Bushi dhe Erjon Bogdani.

Menaxheri aktual i Kombëtares pritet të vendoset në krye të ekipit Shpresa, ndërsa ndihmësi i trajnerit Gianni De Biasi, Bogdani në krye të U-19. Përzgjedhja dhe emërimi i trajnerëve të ekipeve kombëtare është ekskluzivitet i presidentit të FSHF, Armando Duka.

Ky i fundit e ka këtë privilegj dhe nga ai është pritur për emërimin e dy teknikëve të rinj që do të pasojnë trajnerët Redi Jupi dhe Arjan Bellaj. Të parit i përfundoi kontrata me Kombëtaren U-21, ndërsa trajneri Arjan Bellaj u shkarkua nga drejtori sportiv i Kombëtareve në FSHF, Paulo Tramezzani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.