Zbulohen fakte të reja mbi dënimin e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Të dhëna të reja dalin në lidhje me dënimin e Skënderbeut. Sipas lajmeve të fundit, vendimi i dhënë ditën e djeshme pas mbledhjes së bërë në UEFA mendohet se është i Komisionit të Apelit dhe jo të Disipliës.

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj
Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj

Pra çështja shkon më tej teksa Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit mund të mblidhen vetëm në një distancë kohore prej 1 muaji. Atëhere duke parë këtë gjë, të dhënat janë se skuadra e Skënderbeut ka rimarrë dënimin nga Komisioni i Apelit, teksa mendohet se është dënuar nga Disiplina e UEFA-s në vendimin e marrë në mbledhjen e datës 1 Maj.

Gjithashtu ky fakt forcohet edhe nga apelimi që drejtuesit e klubit të Skënderbeut kanë vendosur të bëjnë në “KAS”, teksa në gjykatën e lartë të pavarur të futbollit që ndodhet në Zvicër nuk mund të apelosh një vendim pa kaluar më parë në Komisionin e Apelit.

Mesa duket kjo gjë po merr përmasa tepër të mëdha, teksa dënimi i Skënderbeut në muajin Maj mund të jetë bërë shkak që presidenti i FSHF, Armand Duka të mos dorëzojë trofeun e titullit kampion, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë viteve të kaluara. Ndërkohë edhe vetë FSHF përfshihet në këtë gjë, teksa mendohet se ka mbajtur të fshehtë dënimin e klubit korçar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.