Zbulohen rrogat e trajnerëve në “Francë 2016”

0
SHPËRNDAJE

De Biassi ynë renditet i 14-ti.
Sipas informacioneve qe ka marre ‘France Football’ ne 24 federatat qe do te jene pjese e Europianit qe do te mbahet kete vere ne France rezultojne informacione mjaft interesante sa u perket pagave qe marrin komisaret teknik qe do te luajne per fronin e Europes.

Trajneri me i paguar eshte ai i Anglise. Per te stervitur ‘Tre Luanet’,Hodgson paguhet me 5 milione euro ne vit (416.666 mije euro ne muaj). Pas tij renditen Conte dhe Terim, te cilet paguhen respektivisht nga Italia dhe Turqia me 4.6 dhe 3.5 milione euro ne vit. Sa i perket De Biasi, teknikut italian qe udhehoqi Shqiperine drejt finaleve te kompeticcionit ne fjale, mesohet se paguhet me 280 mije euro ne vit (23.333 mije euro ne muaj).

Me “i diskriminuari” i kesaj liste eshte trajneri i Rumanise. I afruar per te pasuar Victor Piturcan (paguhej nga Federata Rumune e Futbollit me 400 mije euro ne vit), Anghel Iordanescu perfiton vetem 120.000 mije euro ne vit (10 mije euro ne muaj). Ne fund te listes qendron komisari teknik i Rusise, i cili thuhet se stervit falas kombetaren ne fjale.
pagat

S'KA KOMENTE

Comments are closed.