Zbulohet arsyeja e largimit të Vidal

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Zbulohet më në fund arsyeja e largimit të Arturo Vidal nga ekipi i Juventus. Mediat italiane bëjnë të ditur se ka qënë pikërisht krisja e marrëdhënieve me trajnerin Allegri, ajo që e ka shtyrë lojtarin të kërkojë largimin. Gjatë të gjithsë sezonit midis tyre nuk ka qënë një marrëdhënie aspak e mirë, dhe kjo gjë është vënë re nga të gjithë.
image
Vidal nuk ka qënë në formën që kërkonte trajneri bardhezi, duke u bërë kështgu lojtari më i zëvëndësuar gjatë sezonit tek Juventus. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer lojtarit, i cili më pas filloi të thyejë edhe rregullat e klubit duke frekuentuar jetën e natës. Duket se vendimi për t’a shitur 28 vjeçarin kilian tek Bayern (gjë e cila është çështje orësh) erdhi pas aksidentit që Vidal pësoi gjatë periudhës së Kupës së Amerikës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.