Zbulohet arsyeja e lënies së Xhakës në tribunë

0
SHPËRNDAJE

xhaka-1-1Gazetari Fatlum Kurtaj ka zbuluar për Telesport arsyen e mungesës së Taulant Xhakës që u përfol se u la në tribunë nga Gianni De Biasi si ndëshkim për gjestin e pahijshëm të flakjes me forcë të një shishe me ujë në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Mësohet kështu që Xhaka, i cili luajti si zëvendësues ndaj Francës, ka pasur probleme shëndetësore prej tre ditësh dhe nuk e ka pasur të mundur të jetë i gatshëm për të luajtur. Kjo është pohuar sipas zotit Kurtaj nga vetë stafi mjekësor pranë ekipit kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.