Zbulohet arsyeja përse Duro nuk udhëtoi me ekipin

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas lajmit të dhënë ditën e djeshme ekskluzivisht nga “Minuta90.com” në lidhje me faktin se trajneri i Kukësit, Klodian Duro, nuk kishte udhëtuar me ekipin mësohet edhe arsyeja e kësaj ngjarje. Elbasanasi nukmka udhëtuar me skuadrën drejt Vlorës për shkak të një përplasje me drejtorin e përgjithshëm të Kukësit, Ekrem Spahia.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro
Trajneri i Kukesit, Klodian Duro

Madje Duro nuk ka qenë i pranishëm as ditën e djeshme në seancën e fundit stërvitore të ekipit pasa se Kukësi të nisej drejt Vlorës. Në fillim u përfol se Klodian Duro kishte disa probleme familjare dhe për këtë arsye nuk kishte udhëtuar me skuadrën, por vetë trajneri shmangu çdo kontakt me mediat.

Ekrem Spahia
Ekrem Spahia

Ndërkohë edhe nga ana e drejtuesve të Kukësit nuk ka patur asnjë reagim, madje klubi nuk e ka justifikuar mos praninë e Duros. Fakt tashmë është përplasja e ish lojtarit të Kombëtares me drejtorin Ekrem Spahia, gjë qe duket se e ka shtyrë trajnerin 38 vjeçar të mendojë edhe largimin nga detyra pas një pune vërtet të mirë.

Safet Gjici
Safet Gjici

Sipas asaj që raporton “SuperSport”, përplasja mes dy drejtuesve të skuadrës së Kukësit nisi pas humbjes ndaj Partizanit. Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i skuadrës, Safet Gjici, ka hedhur poshtë këtë gjë duke u shprehur se Klodian Duro ka patur një problem familjar që kishte lidhje me shëndetin e vajzës së tij.

Tashmë mbetet për t’u konfirmuar e gjitha kjo gjë, por duhet të kujtojmë që nën drejtimin e Duros, ekipi verilindor u ngjit shumë në renditjes duke u renditur e treta, por duke qenë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë ku do të përballet me Laçit.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.