Zbulohet arsyeja pse luhet të Premten supersfida Partizani – Kukësi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Partizani ka pranuar të luajë të premten me Kukësin dhe kjo ka një arsye: premtimi i Federatës Shqiptare të Futbollit që ndeshja të gjykohet nga arbitra të huaj.

Duke qenë se në fundjavë luhen kampionatet elitare, përgjigja e federatave të ndryshme ka qenë negative, por shpresohet që kjo gjë të ndryshojë për të premten.

Sipas “Panorama Sport”, vetëm federata gjermane ka dhënë një përgjigje pozitive dhe tanimë pritet të mësohet emri i arbitrit që do të gjykojë përballjen Partizani-Kukësi, e cila vlen shumë për të dyja skuadrat në rrugën për titull.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU