Zbulohet identiteti i tifozit pa ndjenja, në spital prej policisë

0
SHPËRNDAJE

Ndërhyrja e policisë ndaj tifozëve të Partizanit ka shkaktuar më shumë probleme sesa gurët dhe sendet e forta që kanë vërshuar nga shtëpitë përreth stadiumit “Zeqir Ymeri”.

Sipas informacioneve të siguruara, në spitalin e qytetit të Kukësit janë dërguar me urgjencë tre tifozë. Dy kishin të çara nga gurët, ndërsa i treti, ai që është edhe në gjendje më të rëndë, ka pësuar kolaps pas ndërhyrjes së policisë e cila ka përdorur edhe spraj.

Një 56-vjeçar që quhet Ylli Idrizi është aktualisht në urgjencë, ndërsa ka pasur nevojë edhe për vendosjen e maskës së oksigjenit, pasi nuk reagonte. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.