Zbulohet ku do firmosi Augamejang

0
SHPËRNDAJE


Merkato / Në Gjermani tani janë të bindur. Pier Emerik Augamejang do të transferohet në Francë te skuadra e PSG-së në këtë merkato verore. Sipas asaj që shkruan prestigjozja Bild, palët janë drejt një marrëveshje përfundimtare mes tyre.

Por, Bild ka zbuluar edhe shifrat që do të bëjnë të mundur arritjen e marrëveshjes zyrtare për transferimin në Francë të Aubamejang. Për sulmuesin nga Gaboni pritet të jetë një pagë e majme prej 14 milionë eurosh në sezon, duke e bërë që lojtari ta kërkojë me padurim kalimin te parizienët.

Ndërkohë edhe Borusia e Dortmundit pritet të përfitojë shumë nga shitja e lojtarit, pasi ata kërkojnë plot 70 milionë euro. Kjo shifër nuk është një problem për një ekip si PSG, ku sheiku Al Khelaifi është i gatshëm të blejë çdo lojtar që e dëshiron në këtë merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.