Zbulohet pse Arsenali nuk ndërhyri në merkato

0
SHPËRNDAJE

Pse Arsenali nuk u përforcua në merkato me lojtarë të tjerë, përveç portier Cech? Trajneri Arsene Wenger, duke folur për mediat përpara ndeshjes me Stoke City-in, ka zbuluar se asnjë lojtar, që ishte i disponueshëm për transferim nuk ishte në nivelin e Arsenalit.

arsNë verë shtypi britanik raportoi se Wenger ishte interesuar për sulmuesin e Realit të Madridit, Karim Benzema, por në të vërtetë francezi nuk e kishte menduar në asnjë moment largimin nga Spanja. Ëenger deklar se me shqyrtimet që kishte kryer me pjesën tjetër të stafit nuk kishte arritur të identifikonte asnjë lojtar të aftë për t’i dhënë më shumë vlera grupit aktual të Arsenalit. “Topçinjtë” e Londrës gjithsesi kanë hasur në kritika të forta për shkak se nuk morën një sulmues me peshë.  Mirëpo, tekniku i Aresenalit vlerësoi treshen e sulmit, Sanchez-Walcott-Giroud, si të aftë për të dhënë garanci përgjatë gjithë sezonit, paçka se herë-pas-here hasin në lëndime ose rënie të formës së tyre. Në fund ai tha se pika më e fortë e skuadrës së tij, mbetet grupi, që tashmë është shumë më i konsoliduar se vitet e kaluara.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.