Zbutet dënimi për Hamdi Salihin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FSHF / Komisioni i Apelit ka ulur nga 10 në 7 ndeshje pezullim, dënimin për Hamdi Salihin.

Sulmuesi u dënua me 10 ndeshje pezullim pasi grisi kartonin e kuq të gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Kukësi-Skënderbeu 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e parafundit të Superligës në sezonin që sapo lamë pas.

Tashmë, sulmuesit shkodran i mbeten edhe 5 ndeshje për të shlyer dënimin, pasi dy ndeshje i ka ezauruar me sfidën e fundit të kamapionatit kundër Partizanit dhe me mungesën në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU