Ze Maria: Nuk ishte e thjeshtë, izraelitët na bënë që të rrotulloheshim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, në një prononcim të dhënë pas ndeshjes për RTSH HD, komentoi eliminimin nga Europa League pas humbjes së sotme 0-3 me M. Tel Aviv. Ai tha se diferencën e bëri eksperienca më e madhe e rivalëve, ndërkohë që u shpreh se objektivi i bardhebluve është shpallja kampion në Kategorinë e Parë.

“Nuk ishte e thjeshtë të luaje kundër Makabit. Skuadra ishte mirë në pjesën e parë, krijoi shumë raste.

Ndërkohë që pastaj paguam eksperiencën. Doli në pah lodhja dhe izraelitët që kanë eksperiencë, na bënë që të rrotulloheshim në fushë pas topit.

Me një lojtar më pak dhe nga gabimet që bëmë, erdhi rezultati.”

“Për mua, ajo që më kënaqi është që skuadra mund të rritet, është e re, shumë e re, ka shumë mundësi rritjeje. Tashmë duhet të përqendrohemi për kampionatin, për shtatorin, për të zgjedhur lojtarët që të përgatitemi për të fituar kampionatin, ky është objektivi ynë.

E para është ana psikologjike sepse skuadra ra një vit më parë dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.”

“Nuk e njoh ende kampionatin shqiptar, nëse është nivel më i lartë se kaq, nuk e kuptoj sepse kjo skuadër e re me shumë potencial duhet të luajë në elitë. Pak nga pak do të njohim lojtarët dhe kampionatin dhe do të përgatitemi.”

“Nëse nuk do të ishte sot i kuqi, mund të ishte në një ndeshje tjetër. Ne përgatitemi për të fituar kampionatin sepse ky është objektivi kryesor”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Tiranës, Ze Maria. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU