Ze Maria: Te fitojme cdo ndeshje per tu rikthyer ne Superiore

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranes Ze Maria ne konferenc per shtyp para sfides me Ilirine e Fushe Krujes

Ze Maria:Heren e fundit qe ishim ketu folem per ekipin qe fitoi titullin per te fundit here. Me Superkupen realizuam nje nga tre objektivat sezonale. Neser nisim rrugetimin tone per te fituar kete kampionat. Eshte Kategoria e Pare, por gjithsesi eshte nje kampionat qe do te na riktheje ne elite. Do ta nisim me 100 ne ore kete sezon, pasi ky eshte ritmi yne dhe rruga qe duhet te bejme. Kundershtaret nuk i njohim, por nje shembull e mora nga Besa ne Kupe. Te gjitha ekipet, ne cfaredolloj kategorie duan qe te mposhtin Tiranen. Nuk duhet tu japim kete mundesi dhe as nuk duhet te relaksohemi, sikunder beme ne Kavaje gjate pjeses se pare. Duhet te jemi te bindur te vlerat tona dhe te mos u japim hapesira asnje kundershtari, edhe kur do luajme ndaj nje kundershtari te “vogel”. Por edhe ne kete drejtim duhet kujdes, pasi ata duan te bejne dicka ndaj nesh, pasi ne jemi te “medhenjte” e ketij kampionati. Me infrastrukturen nuk do te jete e lehte, sidomos kur luajme ne transferte. Pashe ndaj Beses qe struktura e stadiumit nuk ishte optimale, bari ishte shume i gjate dhe fusha e bute. Madje, m’u duken si fushat brazilane te 30-40 viteve me pare. Na krijoi probleme, mbi te gjitha ne pjesen e pare. Loja jone u ngadalesua, pasi fusha ishte e rende. S’jemi mesuar ne te tilla fusha. Megjithate, fatin tone do ta vendosim sidomos ne stadiumin tone ku nuk duhet te marrim asnjehere me pak se 3 pike, duke patur respekt per kundershtaret, por pa harruar qe jemi Tirana. Si i motivoj lojtaret?! Motivimi me i madh eshte kur ti vesh fanellen e Tiranes, pavaresisht nga kategoria ku luan apo kundershtari qe perballesh”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.