Zendeli ndez derbin: “Luani nuk ka frikë nga askush”

0
SHPËRNDAJE

Shqiptaria/ Në fundjavë vazhdon kampionati i Maqedonisë në futboll, pas pushimit dy javorë, për shkak të ndeshjeve kontrolluese të kombëtareve.
Në program janë ndeshjet e javës së 24-të, në të cilën do të zhvillohet disa përballje interesante, por derbi do të luhet në Çair mes Shkupit dhe liderit Vardarit.

Kapiteni i Shkupit, portieri Suat Zendeli gjatë një interviste për emisionin “Prosport” në Alsat-M deklaroi se ata e kanë arritur objektivin e tyre, por dëshirojnë të fitojnë për tifozët e tyre “Shvercerat”.

Suat Zendeli
Suat Zendeli

“Kthehet derbi i madh pas ca viteve dhe atë në kohën e duhur. Ne e kemi arritur objektivin tonë për të qëndruar në kategori ose në play-off. Pa marrë parasysh që nuk kemi mundësi të luajmë në Europë, prioritet i yni është të zëmë vendin e tretë. Tani t’i kthehemi ndeshjes me Vardarin. Duke e parë renditjen dhe duke e parë se ne kemi arritur objektivin, ne nuk kemi presion, por presioni bie mbi Vardarin. Ata e dinë se ku vijnë dhe me kë kanë punë. Luani nuk ka frikë askënd, por atij ia kanë frikën. Ata do të vijnë në Çair dhe e dinë se me kë do të përballen.”

“Ne nuk luftojmë për titull ose diçka tjetër dhe e vetmja dëshirë e jona është të fitojmë për ata tifozë, pikë së pari për ‘Shvercerat’. Dëshira e lojtarëve dhe gjithë kolektivit është, nuk po them që të fitojmë ndeshjen, të marrim një rezultat pozitiv që t’ua dedikojmë tifozëve tanë që janë në numër shumë të madh sepse e meritojnë për atë që kanë dhënë gjatë gjithë vitit e deri në këto moment”, deklaroi kapiteni dhe portieri i Shkupit, Suat Zendeli.

Duke shikuar renditjen tabelore Shkupi duhet të jetë përfaqësues në Ligën e Europës, por megjithatë pengesat administrative nuk iu lejojnë pjesëmarrje. Për Zendelin ky është një mëkat i madh.

Suat Zendeli
Suat Zendeli

“Mendoj se është mëkat shumë i madh. Nuk na përket neve futbollistëve, sepse kjo është çështje administrative që ato e kanë bërë ato. Ne e kemi bërë punën tonë që na është dhënë, objektivi është arritur, pastaj gjërat tjera ngelin në duart e të tjerëve. Është mëkat se je shumë afër nga një sezon që ndoshta një pjesë e tyre kanë qenë skeptik që ne do të jemi pretendentë për të dal nga kategoria bashkë me ekipet tjera, sepse na kanë cilësuar se mund të biem nga kategoria, kurse ne kemi bërë befasinë e vitit dhe ndoshta jemi hit i kampionatit, duke parë grupin e lojtarëve brenda ekipit”, shtoi Zendeli, njëri prej lojtarëve më të mirë në këtë kampionat.
Kryendeshja Shkupi-Vardari do të luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim prej orës 16:00./lajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.