Zeneli: Turqia ekip i fortë, luajtëm mirë

0
SHPËRNDAJE

arber-zeneliPas ndeshjes me Turqinë, mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Florim Canolli, u shpreh se Turqia është një ekip shumë i fortë dhe theksoi se ishte një ndeshje e mirë.

“Turqia është një ekip shumë i fortë dhe ka pasur raste të shumta. Por ne kemi luajtur mirë. Në ata 10 minuta të pjesës së dytë na ndëshkuan dhe pastaj gjërat na u vështirësuan. Por ne duhet të luajmë si në pjesën e parë, pra në sulm. Ndoshta opinioni ynë mendon se duhet të fitojmë në çdo ndeshje, por jemi ekip i ri dhe ende duhet kohë. Duhet të punojmë si ekip dhe tani do vijnë edhe fitoret”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kosovës, Arbër Zeneli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.