Zenga direkt nën akuzë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sampZengaValter Zenga që zëvëndësoi në Pankinën e Sampdorias Mihajlovic.,e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën si trajner i Sampdorias.

Në takimin e parë të turit të tretë (preeliminator) të Europa League Sampdoria u mund në shtëpi nga modestët e Vojvodinës me rezultatin surprizë 4- 0.

Në përfundim të ndeshjes skuadra është sharë e fërshëllyer nga tifozët,dhe sidomos trajneri Zenga,i cili mori përsipër gjithë përgjegjësinë.

Në takimin e kthimit duhet të ndodhë një mrekulli për tu kualifikuar Sampdoria.

Në këto rrethana presidenti e Sampdorias Ferrero ka mbledhur natën bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për të korigjuar Pankinën sa nuk është vonë.

Pas këtij takimi urgjent drejtuesit e lartë të Sampit vendosën që të presin dhe rezultatin e ndeshjes së kthimit.

Duket se Zenga do të jetë trajneri i parë që lëviz nga pankina pa filluar akoma Serie A.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.