“Zeqir Ymeri” falas ndaj Tiranës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Ditën e diel, skuadra e Kukësit do të luajë kundër Tiranës, në kuadrin e javës së 30-të të Superiores. Verilindorët e konsiderojnë këtë sfidë një prej 7 finaleve të mbetura të kampionatit, të cilin e bashkëryesojnë për momentin me Partizanin, me nga 59 pikë secili. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Duke parë se Gjoka dhe të tijtë janë në një moment kyç të garës, ata kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve, ndaj kanë vendosur të hapin dyert. Përmes një kërkese publike, Kukësi ka këtë ftesë për të ashtuquajturin “lojtari i 12-të”: “Ekipi i Kukësit kryeson kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin. Skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj në këto sfida që kanë mbetur, prandaj të dielën kërkohet pjesëmarrje masive. Presidenca e klubit, për t’iu ardhur në ndihmë ka menduar që edhe për sfidën ndaj bardhebluve dyert e stadiumit “Zeqir Ymeri” të jenë të hapura. Pra, hyrja të jetë falas. Prandaj, duhet të jemi të gjithë bashkë që të japim dorën për arritjen e sukseseve, pasi mos harroni se skuadra jonë ka 29 ndeshje pa humbje, një rekord absolut!”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.