Zeqiri tregon problemin e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Fitorja e Flamurtarit ndaj Korabit duket se rikthen edhe njëherë qetësinë në kampin vlonjat. Kjo ishte fitorja e dytë në 9 javë për kuqezinjtë, të cilët ende notojnë në ujëra të turbullta këtë sezon kjo edhe për shkak të probleme financiare.

Këtë gjë e pohon edhe Hair Zeqiri, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Proçesi Sportiv”. Mesfushori vlonjat nuk e fsheh faktin që skuadra ka problem, teksa në fjalën e tij tregoi edhe premtimet e administratorit Sinan Idrizi.

“Më në fund erdhi edhe kjo fitore që me zor e kemi pritur. Skuadra po kalon një moment jo të mirë, kjo e ndikuar edhe nga problemet me pagesat që kanë lojtarët. Presidenti Idrizi na ka sqaruar se bëhet fjalë për një ngërç administrativ dhe jo një problem financiar. Urojmë që të jetë ashtu, pasi kjo gjë ndikon direkt në çdo aspekt”, ishin fjalët e Hair Zeqirit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.