Zeqiri: Troisi di të kujdeset mirë për lojtarët e tij

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Hair Zeqiri është një nga blerjet më cilësore të Flamurtarit në merkaton e verës, megjithatë ende ai nuk ka dhënë kontributin e tij për ekipin vlonjat. Pritet që në ndeshjen ndaj Kukësit “Zeko” pritet të jetë titullar. Hair Zeqiri konsiderohet një nga pikat më të forta të mesfushës së Flamurtarit, jo për gjendjen aktuale të tij, pasi duke ndejtur për një kohë të gjatë pa stërvitje si pasojë e mosmarrëveshjeve të hasura me ish-klubin e tij Kukësi, ai nuk ndihet në top formë. Por eksperienca e tij, njohja e mirë e Flamurtarit, një klub ku lindi dhe u rrit si futbollist, do ta ndihmojmë shumë shpejtë Zeqirin të bëjë liderin tek kuqezinjtë. I kontaktuar nga minuta90.com Zeqiri duket tepër i matur në deklaratat e tij, ai nuk kërkon as të polemizoj me trajnerin aktual të Kukësit Troisi, i cili deklaroi se brazilianët e tij janë më të mirë se ish-lojtarët e Kukësit, tashmë pjesë e Flamurtarit.

Zeqiri kur ishte pjesë e Kukësi
Zeqiri kur ishte pjesë e Kukësi

Forma fizike

“Pas një kohë relativisht të gjatë pas stërvitje gjatë verës jam rikthyer me intesitet të plotë përgatitjes time fizike, ku po bëj cdo gjë që është e mundur për të ardhur në formën time të plotë. Besoj se ngadalë-ngadalë po rikthehem atje ku duhet me ndihmën e shokëve dhe stafit drejtues dhe të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim në cdo ndeshje.”

Hoxha, Lushtaku, Zeqiri dhe Halilaj tek Kukësi, sot tek Flamurtari
Hoxha, Lushtaku, Zeqiri dhe Halilaj tek Kukësi, sot tek Flamurtari

Nostalgjia për Kukësin

“Ndeshja e rradhës është e një rëndësie të vecantë për mua, për faktin se deri vjet vishja fanellën e skuadrës së Kukësit. Kam kaluar një sezon me plot kujtime dhe i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve të mrekullusëem të skuadrës. Kam shumë miq si në fushë dhe jashtë saj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje sic i ka hije dy ekipeve tona.”flamurtari vs partizani

Deklarata e Troisit

“Nuk kam asgjë për të komentuar për deklaratat e Trajnerit Troisi. Normalisht ai di të kujdeset shumë mire për lojtarët e tij aktualisht dhe jam i bindur që ka një vlerësim maksimal  edhe për ne futbollistët që deri vjet ishim pjesë e Kukësit. I uroj suksese për këtë ndeshje,”- ka përfunduar prononcimi e tij enkas për minuta90.com mesfushori shtatlartë i Flamurtarit, Hair Zeqini, i cili në të kaluarën ka veshur për një kohë shumë të shkurtër edhe fanelën kuqezi të kombëtares sonë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.