Zërat e merkatos, flet Emini

0
SHPËRNDAJE

eminiSulmuesi i F.K. Kukësit, Izair Emini, ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit për të qartësuar të ardhmen e tij dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë zërave të merkatos. Shqiptari i Maqedonisë është shumë i lumtur që është pjesë e skuadrës verilindore dhe ndihet pjesë e rëndësishme e projektit të  skuadrës.

Merkato – “Kam dëgjuar dhe lexuar në gazeta se jam në diksutime me klube të caktuara dhe konkretisht Tiranën. Dua që të sqaroj të gjithë tifozët e klubit se unë nuk kam asgjë konkrete dhe nuk e mendoj largimin nga F.K. Kukësi. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem mjaft i vlerësuar. Me këtë intervistë dua që t’i jap fund njëherë e mirë këtyre zërave që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shpifin në emrin tim”.

Ekipi – “Jam i kënaqur që jam pjesë e një prej klubeve më të mira në Shqipëri dhe jam i fokusuar vetëm te arritja e objektivave. Falenderoj presidentin Safet Gjici për besimin që më ka dhënë sepse më konsideron si një lojtar të rëndësishëm të ekipit”./fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.