Zgjidhet ngërçi tek Elbasani, lojtarët “ngrohin” xhepat

0
SHPËRNDAJE

imageKategoria Parë/ Pas rezultateve negative, vjen edhe një lajm i mirë tek Elbasani. Tek skuadra verdheblu ëshë zgjidhur ngërçi financiar dhe lojtarët kanë marrë ditën e djeshme disa nga pagat e prapambetura. Padyshim që ky është një lajm tepër i mirë duke parë situatën e vështirë në të cilën klubi ndodhet. Ditën e djeshme në llogaritë e lojtarëve janë kaluar disa paga të këtij sezoni teksa tashmë shpresohet që të ndryshojë situata e krijuar dhe skuadra të rikthehet tek fitoret. Padyshim që tani ekipi do të jetë akoma më i motivuar për të lënë vendin e fundit në renditje. Ndeshja e rradhës ndaj Shkumbinit do t’i gjejë lojtarët me xhepat e “ngrohur” duke bërë që tashmë situata në klub të jetë më e mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.