Zgjohet Apolonia, zyrtarizon një sulmues serb

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Më në fund Apolonia zgjohet në merkato. Ekipi fierak ka afruar edhe lojtarin e parë në ekip. Këtë gjë e ka bërë zyrtare klubi fierak në rrjetin social “Facebook” Ja deklarata e plotë në profilin e tyre zyrtar:

image“Apolonia kryen goditjen e parë të merkatos. Drejtuesit e klubit kanë mbyllur gjithçka me lojtarin serb Dejan Lazarevic.Lazarevic i cili luan si mesfushor krahu ka qënë në testim për një kohë të gjatë dhe është aktivizuar në dy takimet miqësore ndaj Besës dhe Tiranës ku me paraqitjet e tij pozitive ka bindur drejtuesit e klubit për ti ofruar një kontratë. Gjatë ditës së sotme marrëveshja është konkretizuar dhe Lazarevic ka firmosur nje kontratë afatgjatë me klubin e Apolonisë.I urojmë sa më shumë fat dhe paraqitje sa më pozitive lojtarit tonë më të ri.”
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.