Zgjohet Inter, goditje treshe në merkato

0
SHPËRNDAJE

Adem Ljajić
Adem Ljajić
Serie A/ Inter duket mjaft aktiv në këto orët e fundit të merkatos. Pasi dështuan të firmosin me Borinin dhe Eder, drejtuesit zikaltër kanë bërë një tjetër transferim në këtë merkato. Ka qënë sulmuesi serb i Romës, Adem Ljajić, ai që ishtë bashkuar skuadrës së Mançinit ditën e sotme. Ausilio udhëtoi drejt Romës pikërisht për të mbyllur këtë marrëveshje. Sulmuesi i krahut do të vijë tek Inter me formulën e huazimit, por me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ljajić largohet nga Roma pas dy sezonesh ku zhvilloi një futboll të mirë, teksa më parë ka qënë pjesë edhe e Fiorentinës.

Felipe Melo
Felipe Melo
Gjithashtu Inter nuk ndalet në merkato. Nga Turqia vijnë lajme se klubi i Gallatasaray ka pranuar ofertën e zikaltërve për dy lojtarët e saj, Felipe Melo dhe mbrojtësin e majtë Telles. Te dy lojtarët kanë firmosur njëri pas tjetrit kontratat dhe tashmë janë zyrtarisht zikaltër. Si Melo dhe Telles njihen mjaft mirë nga tekniku Mançini pasi i ka patur nën urdhërat e tij kur drejonte ekipin turk. Felipe Melo do të plotësojë boshllëkun e lënë bosh nga largimi i Hernanes, dhe është një lojtar mjaft i domosdoshëm për Interin, ndërsa Telles pritet të mbulojë sektorin e majtë të mbrojtjes, ku padyshim zikaltërit nuk e kanë në nivelin e duhur. Më këto tre afrime, Inter, do të formonte një ekip të denjë për të luftuar për titullin në Serie A.
Alex Telles
Alex Telles

S'KA KOMENTE

Comments are closed.