Zgjohet Skënderbeu!

0
SHPËRNDAJE

Ka mbërritur sot në zyrat e klubit KF Skenderbeu , vendim i UEFA-s i cili ka pezulluar padrejttesisht ekipin e Skëndërbeut për një sezon (2016-2017) nga Kupat e Europës.

Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar , te marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundershtohet ne instancat me te larta.

Jemi të sigurtë që e drejta e mohuar në UEFA, do të fitohet në CAS nga klubi ynë.

Bëjme me dije të gjithë tifozerinë korçare, që ka nisur menjëherë përgatitja e dokumentacionit nga grupi i specializuar i avokatësh për ta paraqitur mbrojtjen e KF Skënderbeut në Gjykatën e Arbitrazhit në Luzanë.

Skëndërbeu është i qetë, nuk do te dorezohet dhe sigurisht nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e mohuar padrejtësisht në mënyrën më flagrante…

Sëbashku jemi më të fortë!!!

 

/kfskenderbeu.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.