Zhdrella-Olainka, dueli në distancë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

zhdrellaNë botë ka shumë lojtarë problematik në karakter. Dy të tillë ndodhen në Kosovë dhe Shqipëri. I pari Mentor Zhdrella, i dyti Piter Olainka. Mentori njihet si një lojtar i paqëndrueshëm në karakterin e tij. Pa dashur të ofendojmë asnjërin prej tyre, Zhdrella asnjëherë s’ka treguar seriozitet. Kujtojmë firmën me Partizanin dhe më pas u largua sërish. Flitej asokohe se do firmoste te Skënderbeu, më parë edhe tek Besa e Kavajës. U gëzua Partizani, por nuk zgjati shumë dhe Zhdrella u largua edhe nga të kuqtë. Tashmë vjen edhe historia e fundit. Teksa mediat kosovare e shpallën lojtar të Besës së Pejës, në fund Zhdrella shfaqet tek Ferronikeli. Presim kur nesër të shfaqet tek Prishtina dhe pasnesër tek Trepça 89. Nëse ky lojtar do të ishte serioz në karrierën e tij sigurisht për talentin e padiskutueshëm që ka, mund të ishte sot edhe pjesë e përfaqësueses kuqezi. Gjithsesi, zgjedhjet janë personale, edhe pse në këndvështrimin tonë të gabuara. Dikush duhet t’i tërheqë “veshin” këtij lojtari, shpresojmë që një gjë të tillë ta bëjë shkrimi ynë. Për të kaluar tek Olainka. Edhe ky lojtar duket pak a shumë në të njëjtin nivel me Zhdrellën për historitë e tyre me afrim-largimet nëpër skuadra. Madje ata duken në garë në distancë me njëri-tjetrin cili të devijoj më shumë skuadrat e futbollit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.