Zhduket në Los Anxheles atleti shqiptar me aftësi të kufizuara

0
SHPËRNDAJE

CLbHHrcVAAA6ong
Lajmërimi i policisë amerikane

Policia amerikane po kërkon ndihmë nga kushdo që e ka parë apo ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e 44 vjeçarit shqiptar Andi Gusmari, i cili ndodhej në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara si pjesëmarrës i Lojërave Olimpike Speciale.

Hera e fundit që është parë nga dikush ka qenë të shtunën. Ka të veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë të zezë në shpinë si dhe pantallona e këpucë të zeza. Gusmari ka vështirësi në të folur por të paktën nuk merr ilaçe të rregullta.

Andi Gusmari ishte me ekipin dhe trajnerët e tij shqiptarë kur u nda nga grupi për të përdorur banjon. Nga aty u zhduk pa lënë asnje gjurmë dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.