Zhgënjen Hasi, i largohet kreut

0
SHPËRNDAJE

besnik_hasi-h380-568
Besnik Hasi

Ka zhgënjyer në maksimum Anderlecht këtë të shtunë me humbjen 2-1 ndaj Mouscroun-Peruwelz të vendit të 13-të në kampionatin belg duke mbetur plot nëntë pikë larg Brugge të vendit të parë ndërkohë që Gent mban vendin e dytë me shtatë pikë më tepër se ekipi i drejtuar nga gjakovari Besnik Hasi.

Edhe pse kampionati do të kalojë edhe pak në fazën e play-off ku Anderlecht e ka të siguruar vendin në gjashtëshen e parë, titulli kampion duket shumë larg për trajnerin shqiptar që duket se po i vë më shumë theks avancimit sa më larg në Europa League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.