Zhgënjimet e Skënderbeut me merkaton dimërore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

2015-16 Lokomotiva Moskva - Skenderbeu 2-0 (Europa League) 2Pas largimit të dy yjeve të saj si Benard Berisha dhe Piter Olainka, skuadra e Skënderbeut u hodh menjëherë në merkaton e dimrit për të rikuperuar hapësirat e lëna bosh. Por deri tani merkato e janarit duket vërtet një dështim. Janë plot gjashë lojtarë nga shtatë afrimet e janarit që mund të konsiderohen lëvizje të dështuara.

Mes tyre padyshim mund të ishte dhe Sebino Plaku, i cili deri dje konsiderohej një alternativë nga Skënderbeu, madje nuk preferohej për politikat e famshme të klubit. Por ja që fusha e blertë ndaj Tërbunit nxorri në pah fytyrën e vërtetë të “talenteve” të ledhatuar dhe në krahun tjetër edhe domosdoshmërin e lojtarëve me përvojë si Plaku dhe Shkëmbi.

Për të mos folur në këtë analizë për afrimet e “bujshme” të Skënderbeut, nga Nigeria me tre lojtarë të cilët na u paraqitën si “Olainkat” e rinj, por ende s’na kanë imponuar t’i mësojmë emrat e tyre kudo që ata ndodhen…

Për t’i skanuar me rradhë këta lojtarë, Minuta90.com ka menduar të analizojë me kujdes afrimet të konsideruara dështim deri tani në rradhët e kampionëve të Shqipërisë. Edhe vetë tifozët kuqebardhë kanë kontestuar perkëdheljen apo performancat e lojtarëve të ndryshëm në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit.

  1. Valmir Nafiu

Shqiptari nga Ilirida u mor plot bujë në merkaton dimërore, madje kishte zëra që e konsideronin atë si “Berishën e ri” të skuadrës për vetë pozicionin dhe karakteristikat e tij. Nafiu, i lindur më 23 Prill 1994 në Tetovë, nuk ka mundur të lërë shenjë në rradhët e kampionëve. Madje është aktivizuar në Kupën e Shqipërisë ndaj Lacit së fundmi por sërish s’ka bindur.

Në kampionat klubi e ka mbrojtur me idenë se është “viktimë” e pasaportës maqedonase, por një shprehje thotë se lojtari i mirë e gjen vendin në formacion me cdo mënyrë. Mbase tek Nafiu ndikon edhe mungesa e aktivizimit të mëparshëm në kampionatin qipriot në rradhët e APOEL, pasi në sezonin 2015-2016, në pjesën e parë të tij ai nuk është aktivizuar në rradhët e skuadrës qipriote.


 

  2. Nuredin Orelesi

Mesfushori nigerian është një njohje e vjetër e korcarëve. Ai ka lënë gjurmë dhe është konsideruar si një nga pikat më të forta të kuqebardhëve nga sezoni 2011-2012 kur mbërriti tek korcarët nga Dinamo, deri më sezonin 2013-2014, ku në përfundim të tij është larguar drejt Metalurg të Ukrainës.

Orelesi nuk po ngrihet asnjëherë sipas pritshmërive. Duket vërtetë e cuditshme, sepse po të shohësh me vëmendje aktivizimin e tij në pjesën e parë të sezonit 2015-2016, është e kënaqshme pasi ka luajtur plotë 1062 minuta tek Metalurg dhe ndeshjen e fundit zyrtare e regjistron më 04-12-2015. Por lojën e tij, edhe pse i është dhënë dora, madje edhe si titullar, bie në sy mbipesha dhe mungesa e gjallërisë. Për më tepër edhe duelet ndaj kundërshtarëve, një armë e fortë e tij, nuk janë më si më parë.


 

  1. Angel Oreu

Sulmuesi nga Paraguaj i datëlindjes 5 Janar 1989 ka mbërritur si një përforcim pozitiv nga LDU Loja e kampionatit ekuadorian. Ai është aktivizuar 1073 minuta duke shënuar edhe një gol në vitin 2015, ndërkohë që ndeshjen e fundit zyrtare, përpara se të aktivizohej tek kuqebardhët, e regjistron më 26 Nëntor 2015. Por nga ajo që është parë deri tani lojtari nga Paraguaji ende s’ka bindur dhe kur mbeten pak ndeshje nga fundi, aventura e tij tek Skënderbeu s’duket e gjatë.


 

  1. Segun James Adeniyi (Xhejms)

Sulmues 23 vjecar nga Nigeria erdhi si një blerje e madhe në rradhët e Skënderbeut. Madje në ndeshjen e parë debutuese me fanelën kuqebardhë ai shpërtheu ndaj Kukësit me gola dhe asiste, por që prej asaj ndeshje performancat e tij kanë lënë për të dëshiruar.

Për tu regjistruar një gol askidental ndaj Flamurtarit, një 11-metërsh i fituar në barazimin 1-1 në Ballsh ndaj Bylisit dhe asgjë më shumë. Xhejms shpeshherë ka qenë edhe i ledhatuar nga presidenca korcare si pasojë e politikave të klubit, të cilave as vetë trajneri Mirel Josa s’ka mundur dhe s’mund t’i dalë kundër.


 

  1. Renatinjo

28 vjecari erdhi si një afrim i madh. E krahasuan edhe me Robinjon, por në fushën e blertë ende s’ka bindur. Për më tepër e cuditshme duket se si politikat e klubit kuqebardhë nuk e dallojnë moshën e këtij lojtari ku muajin e ardhshëm mbush plotë 29 vjec, pra më 14 Maj.

Ka dy gola të shënuar, një ndaj Tërbunit në “Qemal Stafa” dhe tjetri ndaj Vllaznisë në sfidën “miqësore” mes palëve në Korcë. Ndërkohë që në asnjë moment ky lojtar nuk është ngjitur në nivelin e kërkuar. Skënderbeu mund të tentojë ende, në futboll nuk i dihet, por sic thotë edhe Populli: Koha e mirë duket në mëngjes…


6.Valdrin Rashica

Pasi kreu një provë në miqësoret e Spanjës në muajin Janar, Valdrin Rashica u etiketua si një talent në rradhët e kampionëve të Shqipërisë, por ende s’kemi parë në fushën e blertë dicka të tillë. 23 vjecari nga Kosova më parë është aktivizuar në kampionati finlandez të futbollit në rradhët e Ekenas SC.

Kaq për momentin, më shumë mund  t’ju flasim për të pasi ta kemi parë të luajë në fushën e lojës, pak minuta në kupë ndaj Lacit s’mund të na japin mundësinë e një konkluzioni, por sigurisht që të na mbushë mendjen ne, më parë ai duhet t’i mbushë mendjen trajnerit Josa apo politikave të klubit…


 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.