Zhurmë, zhurmë, shumë shumë zhurmë!

0
SHPËRNDAJE

1689775_593643080800937_832694445132260111_n

Tani nuk e merr më vesh i pari të dytin, ku lajmet dalin nga çdo cep, herë të sakta e herë pa asnjë logjikë e burim zyrtar.

Ditën e sotme u fol edhe për shtyrje të ndeshjes Shqipëri-Izrael, por nuk dihet saktë arsyeja.

Megjithatë, FSHF ka reaguar menjëherë, duke publikuar një komunikatë për shtyp, ku njofton sportdashësit shqiptarë dhe mediat, se ashtu siç është konfirmuar zyrtarisht, ndeshja Shqipëri-Izrael, do të luhet në “Elbasan Arena”, më datë 12 nëntor, ora 20.45. Çdo lajm tjetër, që ka nisur të qarkullojë në portale të ndryshme për shtyrjen e saj në një datë tjetër, është krejtësisht i pavërtetë dhe pa asnjë bazë reale.

FSHF rikonfirmon edhe njëherë tjetër lajmin e djeshëm se ndeshja do të zhvillohet në Elbasan dhe ndërrimi i vendit të zhvillimit të saj është bërë me kërkesë të FIFA për arsye sigurie. /minuta90.com/

zhurme-shume-zhurme

S'KA KOMENTE

Comments are closed.