Zhvendoset ndeshja Belgjikë – Portugali

0
SHPËRNDAJE

imageSulmet terroriste në Belgjikë padyshim që do të jepnin ndikimin e tyre edhe në futboll. Ndeshja miqësore Belgjikë – Portugali e lënë për t’u luajtur në datën 29 Mars në Bruksel, nuk do të zhvillohet atje. Pas tmerrit në aeroportin belg dhe në metrotë e saj, drejtuesit e federatës së futbollit në Belgjikë në fillim kanë menduar të anullojnë ndeshjen, por më pas kanë marrë një vendim që ajo të luhet për të treguar se terrorizmi nuk e ndal dot futbollin. Bashkë me miratimin e federatës portugeze, është rënë dakort që kjo ndeshje të luhet në Leiria të Portugalisë në të njëjtën datë dhe orë nga ajo që ishte planifikuar në Bruksel. Ndeshja tashmë do të jetë Portugali – Belgjikë, por mesazhi i këtij takimi do të jetë që terrorizmi nuk e ndal dot futbollin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.