Zildzovic: “Edhe arbitrat janë njerëz”

0
SHPËRNDAJE

Adnan Zildzovic
Adnan Zildzovic

Adnan Zildzovic/ “Kjo pikë e sotme ishte shumë e rëndësishme pasi vinim pas dy humbjeve me Teutën dhe Partizanin. Erdhëm për të marrë një pikë dhe mbase kishim 1-2 kundërsulme në fund për të fituar, por në fund jemi të kënaqur me këtë rezultat. Flamurtari është një ekip i mirë me lojtarë të fortë. Ne u munduam të bëjmë diçka kur kundërshtari ishte me 10 lojtarë, por nuk arritëm të godasim. Ndryshuam taktikën kaluam edhe me 3 sulmues, por pas kartonit tonë ishte e pamundur që ne të kundërsulmonim. Unë jam një trajner i Uefa Pro, por jam edhe një instruktor në Uefa. Nuk më pëlqen të flas për arbitrat pasi edhe ata janë njerëz. Edhe unë sot kam bërë 4-5 gabime dhe nuk jam këtu të kritikoj arbitrat pasi jam trajner futbolli dhe vetëm kaq”, ishin fjalët e Adnan Zildzovic për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.