Zildzovic i pakënaqur nga mbarëvajtja e ndeshjes

0
SHPËRNDAJE

Adnan Zildzovic
Adnan Zildzovic
Adnan Zildzovic/ “Kundër Teutës gjyqtari fërshëllente gjithçka. Akordonte goditje dënimi për çdo kontakt, kjo ishte arsyeja përse sot nuk mund të dilnim në lojën tonë. Teuta nuk krijoi asnjë rast tjetër. Kishim punuar që në 60 minutat e para të ndeshjes të mos pësonim gol, por, dëmtimet e dy mbrojtësve na i prishën planet. Gjithashtu nuk ishim me fat, pasi pak minuta përpara fundit të ndeshjes, Mbella e kishte rastin të shënonte. Teuta e fitoi ndeshjen sot dhe i meritoi tre pikët. Jam i sigurt që do të mbijetojmë në Kategorinë Superiore. Kanë mbetur edhe 12 ndeshje për të luajtur, shtatë në shtëpi dhe pesë jashtë fushe. Kundër Laçit dhe Skënderbeut treguam se kjo skuadër mund të luajë futboll të mirë dhe të përballet si e barabartë me çdo kundërshtar. Pas pak ditësh luajmë me Partizanin dhe do të tentojmë të arrijmë rezultat pozitiv ashtu si ndaj Skënderbeut”, ishin fjalët e trajnerit të Bylis pas ndeshjes në mikrofonat e SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.