Zlatan Ibrahimovic bëhet çështje në partinë Komuniste

0
SHPËRNDAJE

Partia thërret Ibrën. Është më tepër se një batutë, por një realitet me Partinë Komuniste Kineze që synon të rrëmbejë yllin e PSG në Azinë e Largët. Kontrata e Ibrahimovic që skadon në qershor ngacmon prej kohësh klube si Manchester United, Bajern i Mynihut apo Milan, të gatshëm të hidhen në sulm për suedezin, por nga Kina mendojnë që ti lënë të gjithë me gisht në gojë, me një propozim “të paturpshëm”, vërtet të vështirë për tu besuar por që mund të bëjë historinë. Zlatan Ibrahimovic i ofrojnë 75 milionë euro në sezon për të zbarkuar në Azi.

Zlatan Ibrahimovic
Zlatan Ibrahimovic

Tani po përgatit goditjen e madhe për merkaton e verës. Sic bëjnë të ditur media të ndryshme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Xi Jingping po angazhohet personalisht për të projektuar një operacion të paprecedent në botën e futbollit. Numri 1 i qeverisë në Pekin, është gati të vërë në pjatë 75 milionë euro në vit, për të bindur Ibrahimovic që të pranojë propozimin. Suedezi do të bëhej në këtë mënyrë ambasadori i kampionatit kinez për sa i përket imazhit dhe në këtë konteskt pak rëndësi ka se me cilën skuadër do të luajë. Me një pagë të tillë, normalisht edhe për vetë Ibrahimovic kjo ishte gjëja e fundit që do të mendonte. /SuperSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.