Zlatan Ibrahimović sulmon gazetarët, ju “dhemb” kur unë kam sukses

0
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimović zbuloi se Milani kishte plane konkrete dhe një interes të madh për të nënshkruar me të. Kështu deklaroi sulmuesi i Paris SG për mediat në Suedi ku po vazhdon përgatitjet me ekipin e tij Kombëtar për ndeshjen kundër Rusisë të mërkurën në kuadër të kualifikueseve për Euro 2016.

imageSulmuesi gjithashtu gjeti kohë që të përleshet me Olof Lundh, gazetar i TV4, kur ai u ndje i ofenduar gjatë konferencës për shtyp nga pyetjet rreth sipërmarrjeve të tij të biznesit.

Zlatan u pyet nga Lundh në lidhje me parfumin e tij të ri dhe dhe linjën e veshjeve Dressman, por Ibrahimovic u përgjigj në mënyrë të çuditshme, duke e bërë shumë të qartë qëndrimin e tij në këtë çështje:

“Unë nuk jam i lejuar për të fituar para sipas jush. Çdo herë që diçka ndodh ju pyesni: “A nuk ka para të mjaftueshme?” A nuk është kjo e vërtetë? Kur linja e veshjeve Dressmann doli ju thatë se Zlatan ka para të mjaftueshme. Ai nuk duhet ta bëjë këtë gjë.”

Kur Lundh mohoi duke thënë se ishte një gabim, Ibrahimovic shtoi: “Çfarëdo, çfarëdo, çfarëdo. Më besoni mua, unë nuk kam nevojë për të holla. Unë jam duke e bërë atë gjë sepse ajo është argëtim. Këto projekte janë kënaqësi për mua. Është aventurë e re për mua. Kur unë jam duke shkuar mirë dhe juve mërziteni nga kjo, atëherë unë jam i gëzuar me veten edhe më shumë.”

“Kjo është e njëjtë si kur unë luaj futboll. Është ndjenjë e mirë.” E ndërsa rreth daljes në “pension”, Zlatani ishte tipiku Zlatan me përgjigjen e tij:

“Ju do të dini kur të Zlatani do të ndalet së luajturi. E gjithë bota do të dijë . Ajo do të jetë lajm.” Dhe tani e gjithë bota e mori vesh se nuk duhet ta pyesin për ndërmarrjet e tij të biznesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.