Zmijani e thotë troç: Gjyqtari na hëngri hakun

0
SHPËRNDAJE

zmi“Jeni dëshmitarë të gjithë të një ndeshjeje, ku na kanë ngrënë hakun. Nuk merrem me arbitrat se s’më takon mua, por FSHF ta shikoj mirë se janë tendencioz ndaj nesh. I bëjë thirrje Federatës të shikojë me kujdes këtë arbitrim”. Me këto fjalë, që përcjellin qartë kontestimin ndaj gjykimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka nisur deklaratat pas humbjes të radhës, ndaj Partizanit. I ngacmuar në lidhje me gjendjen e skuadrës, përtej asaj që ndodhi sot me gjyqtarët, tekniku është mjaftuar të thotë: “Anën financiare të ekipit tonë se analizoj unë, pasi kam anën teknike dhe përgjigjem vetëm për të. Duhet ta bëjmë punën sa më mirë tonë në vazhdimësi. Gjërat e tjera besoj se do të përmirësohen. Ka lojtar cilësorë në ekipin tonë, por s’kemi kohë për të nxjerr talente në pah. Ne na intersojnë pikët. Pasi situata është jashtëzakonisht e keqe, nuk kemi asnjë pikë pas 3 ndeshjesh. Kemi 3 humbje rradhazi. Na duhet të punojmë ende shumë dhe përkushtim, për të marrë atë që na duam”, ka përfunduar Zmijani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.