Zmijani i flet të gjitha “pa doreza” për Vllazninë e tij

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Vllaznisë duket tepër i shqetësuar për situatën e skuadrës së tij. Ai në prononcimin pas sfidës së humbur minimalisht ndaj Skënderbeut në Pukë skanon cdo situatë në rradhët e Vllaznisë. Duket se problemet janë të shumta. Për më tepër lexoni prononcimin e tij për të kuptuar:image
Normalisht i kishim marrë masat që të mbrohemi dhe kundërsulmojmë duke ditur forcën e kundërshtarit. I vendosëm ata në vështirësi, por janë shumë të konsolidum dhe kanë merita për forcën që kanë. Rezultatet janë të këqija për ne, sepse janë 2 humbje rradhazi. Por na kanë ndjekur fati i keq më dëmtime dhe viroza. Por nuk e mendojmë dalje nga kategoria. Përsa i takon z. Morina për sponsor, sa keni info ju si media kam edhe unë. Normal na duhet një sponsor, por Bashkia s’na i ka lënë gjërat pas dore.

Por që të fuqizohemi edhe të përballojmë rivalitetin duhen financa më të shëndosha. Me dëshirën time janë larguar 4 lojtarë, jo më shumë, të tjerët kanë dashur të largohen për oferta më të mira edhe pse na kishin dhënë fjalën që do të qendrojnë. Por duhet një emision i vecantë për këtë teme. Kam larguar Sykajn, Gocajn, Hajdarin, ndërsa Dema ka dash vetë të iki. Lojtarët e ri do ta ndihmojmë ekipin, por normalisht duhet pak kohë që të ambjentohen. Ndryshe është një ekip që ka 5 vite bashkë dhe ndryshe kur e nis nga e para. Të gjithë lojtarëve shkodran që luajnë në Shqipëri i kemi bërë oferta, asnjëri s’ka dashur të afrohet tek Vllaznia. Këtu vecoj Salihin, pasi s’kemi mundësi ta mbajmë një lojtar me nivel të tillë.

Disa lojtarë kanë zgjedhur p.sh të luajnë me Kukësin dhe jo me vendlindjen. Por nuk i paragjykoj ata që kanë zgjedhur të ikin në një tjetër ekip, por jemi detyruar të marrim lojtarë të huaj që të na shërbejnë se s’mund të luajmë me 10-të lojtarë në ekip gjatë të gjithë kampionatit. Së bashku me drejtuesit më të lartë jemi përgjegjës sepse s’mund të fshihemi pas gishtit, por do të ndryshojmë dhe do të shikoni një ekip tjetër. Forca reale e Vllaznisë është deri në mesin e tabelës, dhe askush s’duhet të presi më shumë nga ne.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.