Zmijani: Teknikisht jam unë përgjegjës për këto rezultate

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ “Të them të drejtën loja s’na përputhet me rezultate. Ata 2 raste dhe shënuan 2, ne patëm një mori rastesh, por nuk shënuam. Është pak absurde, por jam i kënaqur me ekipin. Loja e futbollit është lojë gabimesh, gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Jam koshient që duhet kohë që të konsilodohen blerjet. Do të mundohemi të punojmë sa më shumë, por edhe morali skuadrës vjen në renie dhe është e vështirë. Katër ndeshje zero pikë, këto janë sinjale negative, do të japim maksimumin, do të bëjmë më të mirën e mundshme që mos rrezikojmë rënien nga kategoria.”

“Normalisht anën teknike jam unë përgjegjës dhe jam gati t’ju jap përgjigje, në aspektet e tjera janë persona të tjerë përgjegjës. Të rinjtë i kam përkrahur se i njoh më parë duke punuar me atë, por primare s’janë lojtarët e rinjë, por rezultatet që na mungojnë. Do të vazhdoj të bëjë punë time, duke shfaqur një Vllazni që të japi maksimumin. Nëse ekipi ka ritëm të mirë do të vijnë edhe rezultatit. Nga karakteri im unë nuk tërhiqem kollaj, por përkundrazi do të shoh punë time me këta djemë që kemi për të bërë më të mirën që të dalim nga kjo situatë.“

S'KA KOMENTE

Comments are closed.