Zmijani, tifozët shkodranë nuk durojnë më: I paaftë!

0
SHPËRNDAJE

zmiBilanci i Luan Zmijanit në krye të Vllaznisë që prej marsit 2015 është 2 fitore, 2 barazime dhe 10 humbje, pa llogaritur ndeshjet miqësore gjatë fazës përgatitore. Një ecuri që ka zhgënjyer së tepërmi ambientin shkodran, aq sa kanë ngritur natyrshëm pyetjen: “Çfarë bën akoma në drejtim të Vllaznisë ky zoteri?”.

fkAi ka gjithmonë justifikime, nga një herë dëmtime, ndonjëherë tjetër lojtarë të semure. Por faqja zyrtare e “KF Vllaznia” ka dalë në përfundimin se përgjigjia e vetme në të gjithë këtë situatë është që “ai është i paafte për të drejtuar një skuadër si Vllaznia, pasi mendon se është akoma tek U-19”. Situata duket se është vërtet nga ato vështirat për trajnerin aktual kuqeblu, që ndoshta ka marrë përsipër një përgjegjësi, që mund t’i kushtojë shtrenjtë, duke parë që publiku shkodran është tepër ekzigjent.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.