Zmijani: Vllazninë s’e kam marrë me tapi

0
SHPËRNDAJE

zmijaniTrajneri Zmijani është shfaqur në një pozitië tepër të vështirë përpara kamerave të SuperSport. Por ai me krenari pranon gjithcka, madje edhe një largim të mundshëm të tij. “Normalisht jam i kënaqur por pikët mungojnë. Është situatë kritike, 5 ndeshje, 5 humbje. Rezultati i ndeshjes nuk përshtatet me lojën tonë. Na ndëshkuan me një episode me Xhejms. Mund edhe të ndëshkoheshim, por me pak fat mund të kishim barazuar edhe ndeshjen.

Dicka duhet me u ndryshu së bashku me drejtuesit për këtë situatë të keqe që po kalojmë dhe t’i japim zgjidhje problemit. Të vjen keq kur ndëshkohesh në një rast të vetëm. Vllaznia e kohës sime ka pasur më shumë cilësi dhe më shumë shpirt gare. Kemi pasur një takim me Kryetaren e Bashkisë, por edhe Bordin e vjetshëm, sepse s’është zgjedhur ende i riu. Kemi diskutuar shumë gjëra për problematikën tonë.

Mendoj se takimi ka qenë pozitv, pavarësisht se i vonum. Ka për të qenë ende Zmijani apo jo në drejtim, kjo s’ka rëndësi. Unë s’e kam marrë me tapi Vllazninë. Rruga ime dhe e Vllaznisë do të ndahen një ditë. Për më tepër kur rezultatet mungojnë, kjo gjë është edhe më afër. Shtubina ka patur një komunikim jo të mirë me stafin. Për këtë gjë e kam pezulluar.

Por dihen vlerat e tij, unë ja di vlerat, e quaj ndihmësin tim, por në këtë moment s’ishte e hijshme ajo situatë që krijoi Shtubina. Duhet të jemi model tek disiplina, ajo është e para. Duhet të keni parasysh se Vllaznia do të eci përpara pa Zmijanin, pa Shtubinën, asnjë individ s’mund të shpëtoj Vllazninë. Do të takoj drejtuesit e klubit, do të diskutoj për problematikat që kemi edhe për të ardhmen time.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.