Zoran Mamiç: E respektojmë Skënderbeun por kam besim tek skuadra ime

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Dinamo Zagreb, Zoran Mamiç u shpreh se e vlerëson ekipin e Skënderbeut, por se ka mjaft besim tek skuadra e tij. Trajneri kroat në konferencën për shtyp u shpreh: Mirëdita! Më vjen mirë që jam në këtë sfidë, dhe shpresoj të realizohet kualifikimi. Na pret gjysma e parë e ndeshjes, dhe është një ndeshje e fortë. E respektojmë ekipin e Skënderbeut, do jetë ndeshje e vështirë. Besojmë tek fuqia e skuadrë që drejtor dhe tek lojtarët e mi. E njoh ekipin e Skënderbeun shumë mirë, pavarësisht se ndaj Laçit nuk luante i gjithë ekipi. Kemi parë shumë edhe ndeshjet e Skënderbeut në video, plus dhe kemi marrë info nga njerëzit tanë që ishin në Tiranë. Ne shkojmë për fitore në çdo ndeshje, pavarësisht respektit që kemi për kundështarin.

imageNë sport beson tek fitorja dhe fiton, ndaj është e vështirë të thuash sa % shanse kemi. Përsa i përket Endri Çekiçit, ai është grumbulluar me ne për nesër, por nuk dihet në do luaj apo jo. Përsa i përket sulmuesit Ademi, ai nuk do të jetë i gatshëm për takimin e nesërm. Jam i bindur se kualifikimi do të vendoset në të dy takimet. Nga ekipi i Skënderbeut i druhem repartit ofensiv, Berishës, Salihit dhe kapitenit Shkëmbi, po ashtu edhe portierit Shehi. Përsa i përket tifozërisë, është një gjë e mirë pasi lojtarët e kanë privilegj të luajnë me një stadium të tejmbushur. Përsa i përket faktit që Skënderbeu nuk ka humbur asnjëherë në Elbasan Arena, gjithmon ka një herë të parë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.