Zoran Mamic: Fitore e merituar por ende nuk jemi kualifikuar

0
SHPËRNDAJE

Nga i dërguari ynë në “Elbasan Arena”: Elton Karaj

mamicNë përfundim të takimit ka folur trajneri kroat i Dinamo Zagreb Zoran Mamic: “Jam shumë i kënaqur me fitoren e skuadrës dhe dua të uroj djemtë e mi për këtë rezultat. Nuk kisha asnjë dyshim se do të fitonim por kualifikimi mbetet ende i hapur pasi na ndajne edhe 90 minuta nga grupet e Champions League. Tek rasti i golit të pësuar ishte portjeri ynë që gaboi duke mos llogaritur siç duhej trajektoren e topit. Ante Coric ishte lojtari që bëri diferencën dhe që përmbysi krejt takimin. Skënderbeu ka lojtarë të shpejtë dhe me vlera dhe këtu mund të përmend Shkëmbin, Lilajn, Berishën dhe Salihin. Fitorja jashtë fushe na avantazhon por kemi humbur shumë raste dhe mund ta kishim shënuar më parë golin e dytë. Cekicin e mora me vete por nuk munda ta aktivizoja, gjithsesi ai mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne dhe do të jetë një nga pikat e forta të skuadrës të së ardhmes.” – u shpreh trajneri kroat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.