Zoti e shpëtoftë Vllazninë nga gjyqtarët!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Gjyqtari me stemen e FIFA-s” ne Kampionatin Shqiptar, Enea Jorgji, eleminon ekipin e Vllaznise nga Kupa e Shqiperise dhe kualifikon Teuten per ne gjysemfinale. Disa mund te pyesin si ka mundesi qe nje gjyqtar qe eleminoje apo te kualifikoje nje skuder nga nje kompeticion, kur nje gje e tille varet nga vete skuadrat kundershtare me njera-tjetren.
Por ja qe ka mundesi dhe ne fakt ka pasur prej vitesh e vitesh ne vendin tone qe vetem futboll i paster nuk po luhet as ne kete sezon, qe shume vete e percaktojne si sezonin me te mire ne 20 vitet e fundit.
Nuk po luhet futboll i paster per shkak te aleancave te skuadrave, sic ndodhi ne nje nga tre ndeshjet e tjera te cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise, por edhe per shkak te gabimeve te gjyqtareve.
Enea Jorgji, me vendimet e tij te qellimshme, percaktoi ekipin e katert gjysemfinalist per ne Kupen e Shqiperise. E percaktoi me ate penallti te dhene ne 10 minutat e fundit te sfides Teuta-Vllaznia, kur e pa me syte e tij qe Teuta nuk po arrinte te shenonte dhe po shkonte drejt eleminimit. Nje penallti qe edhe ne distance te larget te jesh me aksionin qe po zhvillohej nuk duhej te jepej, pasi u pa mjaft qarte qe sulmuesi i Teutes, Andi Ribaj rreshqiti dhe u rrezua me dashje afer kembeve te portjerit Agovic per ta “vjedhur” ate penallti. Nese ndalemi tek Ribaj dhe nese skuadra e tij e meritonte kualifikimin duhej qe golin ta gjenin me merite dhe jo duke e vjedhur, e nderkohe Ribaj duhej vete te kundershtonte nje vendim te tille te gjyqtarit, ashtu sic kane bere ne keto vite te fundit shume lojtare te njohur ne kampionate te njohura evropiane.
Por, jo. Ne po flasim per futbollin shqiptar dhe nuk ka sesi Ribaj te kundershtoje nje vendim te tille te gjyqtarit kur vete ky i fundit nuk e ka e idene se cfare po ben ose e di mjaft mire dhe i erdhi momenti me ate raste te zbatoje nje “urdher”. Urdher nga larte dhe kuptohet per ke e kam fjalen.
Nje penallti nuk mund te percaktoje rezultatin, pasi skuadra mund te reagoje, por per Vllaznine ishte vone, pasi kishin mbetur shume pak minuta dhe skuadra u demoralizua pas atij rasti. Nje rast qe demton Vllaznine, por qe nuk eshte hera e pare dhe shkodranet u mesuan tashme nga gabimet e gjyqtareve.
Por, “gjyqtari i FIFA-s” nuk u mjaftua me kaq dhe e fundosi plotesisht Vllaznine pas vetem 3 minutash nga akordimi i penalltise. Bicaj ne tentative per te larguar topin e perplas tek Musta, i cili merr me krahun e djathte dhe gjyqtari Jorgji edhe pse ishte perseri fare prane aksionit lejon vazhdimin e lojes dhe Teuta shenon golin e dyte dhe te kualifikimit.
Ketu Vllaznia dorezohet, pavaresisht tentativave ne minutat e fundit per te gjetur golin e kualifikimit. Gol, i cili kur nuk erdhi pergjate 80 minutave, nuk kishte si te vinte ne 10 minutat e fundit kur gjyqtari prishi lojen.
Persa i perket ekipit te Vllaznise, mund te them se shkodranet gabuan ne nje rast ose edhe ne dy raste.
Ne momentin e akordimit te penalltise, stafi duhej ti kerkonte lojtareve te linin fushen e lojes, pasi nuk eshte hera e pare qe ky gjyqtar jep vendim te njeanshme ne dem te shkodraneve. Lojtaret kundershtuan vendimin e gjyqtarit, por nuk u terhoqen. Nuk u terhoqen as tek goli i dyte qe erdhi si shkak i nje faulli te mos-akorduar ne afersi te mesit te fushes. Por, lejuan gjyqtarin te poshteronte ekipin dhe te tallej me lojtaret qe u hodhen te gjithe ne sulm per te kerkuar nje gol qe siguronte kualifikimin, por qe nuk do te vinte edhe sikur ndeshja te luhej edhe 24 ore te tjera, me ate lloj gjykimi.
Keshtu, Vllaznia u eleminua, duke shpresuar qe ky te jete gabimi i fundit i gjyqtareve, cka ka pak gjasa qe nje gje e tille te ndodhe ne te vertete, pasi ne kete futboll qe po luhet dhe ne mos-reagimin e FSHF-se per te tilla raste, gabimet e gjyqtareve do te vijojne te ndodhin. Po flasim per gabime te qellimshme, qe i kane zene vendin gabimeve njerezore.
E per ta mbyllur, kjo ndeshje vertetoi edhe njehere se Vllaznia ka nevoje per nje president. Nje president qe hedh leket e tij per skuadren, por qe ato leke i mbron dhe nuk deshiron ti shkojne dem. Nje president qe te reagoje per vendimet absurde ne dem te skuadres se tij. Nje president, qe edhe gjyqtaret me pas te kene sadopak frike ne vendimet e tyre qe japin per skuadren e tij, ose nuk po kerkohet te kete frike por te kete te pakten nje drejtesi.
Por kur Vllaznise i mungon nje president, i mungon nje ze kundershtues, i mungon dikush qe ta mbroje, atehere pse gjyqtaret te mos tallen me kete ekip, qe ne vitet e fundit po lufton per mbijetese, sepse po i mungon pikerisht nje president.
Vllaznia tani do te perqendohet ne kampionat, pasi nuk ka rruge tjeter, por nese situata nuk do te ndryshoje, atehere edhe mbijetesa do te jete nje mision i veshtire per tu realizuar ne kete sezon. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.