Zurich dhe Kukeli vetëm një pikë ndaj Grasshoper

0
SHPËRNDAJE

Burim Kukeli
Burim Kukeli

Legjionarët/ Zurich i Burim Kukelit u përball ditën e sotme me skuadrën e Grasshoper ku luajnë dy shqiptarët Tarashaj dhe Kamberi. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, teksa të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Grgic që ktheu në gol një 11 metërsh në minutën e 39′. Ndërkohë miqtë e Grasshoper barazuan rezultatin në minutën e 71′ falë një goli të Caio. Ky barazim nuk i shërben asnjë skuadre pasi të dyja kanë objektivat e tyre, Zurich për mbijetesën dhe Grasshoper për Europën. Burim Kukeli qëndroi në fushë për 90 minuta tek Zurich, duke zhvilluar një ndeshje pozitive.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.