Zv / trajneri i Luftëtarit, Vasil Papa: Luajmë për pikë ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç preferon t’ia pasojë stafetën e konferencave të shtypit zëvendësit të tij, Vasil Papa në prag të ndeshjes kundër Skënderbeut. Ishte numri 2 i stoli gjirokastrit që u shfaq përpara mediave për të analizuar këtë duel ku Luftëtari kërkon të mos dalë pa pikë për të hedhur një tjetër hap drejt mbijetesës.

“Në këto momente të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Ne e shikojmë çdo ndeshje si të veçuar.

Skënderbeu luan futbollin më të mirë në Shqipëri, duhet të kemi kujdes sepse e qarkullojnë shpejt topin dhe luajnë bukur. Jemi përgatitur mirë dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv”.

Mungesat e shumta në transfertën juglindore mund të peshojnë në fatin e ndeshjes, por Papa vendosi theksin në faktin se Luftëtari di të luajë si një skuadër dhe nuk e ka bazuar filozofonë në lojtarë të veçantë.

“Luftëtari ka arritur deri në këtë pikë sepse ka një grup lojtarësh që luajnë të bashkuar edhe pse mungesat janë të rëndësishme. Do të luajmë të bashkuar dhe besojmë se do t’ia dalim.

Kemi 25 futbollistë në organikë dhe të gjithë kanë të njëjtat vlera. Nuk varemi nga elementë të veçantë”,-mbylli prononcimin e tij, zv / trajneri i Luftëtarit, Vasil Papa. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.