Zv / trajneri Maxhar harron Kupën: Vllaznisë i duhen 3 pikët ndaj Korabit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Prej më tepër se një vit, ai është krahu i djathtë i trajnerit Armando Cungu në pankinën e Vllaznisë. Malazezi Aleksandar Maxhar po mundohet që me profesionalizmin e tij t’i shërbejë sa më mirë kësaj skuadre dhe në Shkodër të gjithë duken të kënaqur me punën e tij.

Sot ka qenë radha e tij për të dalë para gazetarëve, në konferencën për shtyp, pikërisht në pragndeshjen me Korabin, teksa ka thënë se pavarërisht problemeve që kaluan në ndeshjen me Teutën, situata në skuadrën shkodrane është e mirë.

“Pavarërisht problemeve që kaluam në ndeshjen me Teutën, situata në skuadër është e mirë. Jemi duke u përgatitur për ta kaluar me sukses ndeshjen e radhës, me Korabin.

Fakti që luhet në fushë asnjanëse është pozitiv për ne, por nuk mjafton. Fitorja arrihet vetëm duke dominuar ndaj kundërshtarit dhe besoj se Vllaznia i ka kualitetet e duhura për t’ia dalë me sukses në këtë sfidë”.

Me përjashtim të mbrojtësve Stefan Cicmil, Antonio Marku, Landry Mulemo dhe mesfushorit Uendi Vecaj, të gjithë futbollistët e tjerë janë të gatshëm për stafin teknik të Vllaznisë dhe ky është një lajm pozitiv, ndërsa edhe mbrojtësi Denis Pjeshka që u dëmtua në seancën e sotme stërvitore duket se nuk ka asgjë serioze. Atmosfera në radhët e kuqebluve duket e mirë dhe eliminimi nga Kupa duket se tashmë është lënë pas.

“Nuk duhet të merremi me çfarë ka ndodhur dje. Na duhet të shohim përpara dhe të përgatitemi për nesër.

Nuk ka kuptim të kthehemi prapa dhe të mendojmë si humbëm ndaj Teutës. Atë ndeshje e ka parë e gjithë Shqipëria si e humbëm, sepse u vendos nga gjyqtari Enea Jorgji.

Jam shumë i bindur se ndaj Korabit do të marrim tre pikët e fitores”,-mbylli prononcimin e tij, zv / trajneri i Vllaznisë, Aleksandër Maxhar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.