Zverdhet Kaçe, Paok një hap larg championsit

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Ergys Kaçe dhe Paok vazhdojnë të bëjë mirë në fazën play off në Greqi. Skuadra nga Selaniku ka marrë ditën e sotme një barazim tepër të vlefshëm në transfertën e vështirë të AEK me shifrat 0-0.

Ergys Kaçe
Ergys Kaçe

Ky rezultat i lejon skuadrës së Kaçes që të ruajë vendin e parë në grupin prej 4 skuadrash për t’a mbyllur të dytët në Greqi vitin futbollistik. Në këtë ndeshje, mesfushori i Kombëtares kuqezi ka luajtur për 90 minuta duke qenë ndër më të mirët në fushë, madje duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Pas 5 ndeshjesh ne fazën play off, kur ka mbetur edhe një përballje e fundit, Paok ruan vendin e parë me 11 pikë, 1 më shumë se AEK-u që i mori barazim ditën e sotme, teksa nëse arrin ta mbyllë në krye të grupit do të marrë pjesë në Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.