“Zverdhet” Mavraj, Koln bën një përmbysje të “çmendur”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mërgim Mavraj
Mërgim Mavraj
Legjionarët/ Mërgim Mavraj dhe Koln kanë kryer ditën e sotme një përmbysje spektakolare në Bundesligë në ndeshjen kundër Mainz. Mbrojtësi i Kombëtares ishte 90 minuta në fushën e lojës duke qenë një ndër lojtarët kryesor në përballjen që përfundoi me rezultatin 2-3. Cordoba në minutën e 8′ dhe Balogun në minutën e 48′ kaluan në avantazh të dyfishtë Mainz duke dhënë përshtypjen se ndeshja ishte e mbyllur, por Koln nuk u dorëzua. Riise dhe Jojic me golat e tyre barazuan rezultatin e ndeshjes, teksa Modeste në minutën 83′ përmbysi çdo gjë në favor të Koln duke i dhënë një fitore tepër të rëndësishme. Ndërkohë Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 48′.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.