Zverdhet Meha, Konyaspor “lan duart” nga Kupa

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Ka rezultuar një dështim i madh ndeshja e parë gjysëmfinale për Kupën e Turqisë për Konyasporin e Alban Mehës. Skuadra e lojtarit shqiptar u mposht 0-3 në shtëpi nga Fenerbahce, duke shuar thuajse shpresat për të mbërritur në finalen e këtij turneu. Golat e Sen dhe Nani në pjesën e parë dhe një gol i Van Persie në minutën e 90′ vulosën shifrat e këtij takimi të parë gjysëmfinal, por me shumë gjasa edhe skuadrën finaliste.

Alban Meha
Alban Meha

Alban Meha ishte në fushë përgjatë gjithë ndeshjes madje duke marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 48′, por skuadra e tij nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv ose të shënonte të paktën një gol në këtë ndeshje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.