Zyrihu i Gjimshitit barazohet në shtesë, Hyka e Basha titullarë

0
SHPËRNDAJE

brtZyrihut dhe Berat Gjimshitit i’u mohua fitorja në minutën e tretë shtesë, para publikut të vet, teksa barazoi 3-3 ndaj Thunit, në ndeshjen e javës së tetë. Zurich, që nuk kishte as Kukelin e as Sadikun (qoftë edhe në stol) ishte shumë afër fitores që do të ishte shumë çliruese, pas disa rezultateve negative. Por fati nuk ndihoi skuadrën e futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Gjimshiti, i cili hyri në lojë në të 52′. Tashmë pas këtij barazimi, Zurich vazhdon të jetë në një gjendje të keqe në renditjen e kampionatit zviceran, i treti nga fundi me 6 pikë.
Ndërkohë që shqiptarët e natyralizuar zviceran, po tregohen gjithnjë e më faktorë në Kampionatin e Zvicrës. Futbollisti me origjinë kosovare Alban Pnishi, shënoi për Grasshoppersin, që barazoi në transfertë me shifrat 3-3 ndaj Luzernit, në ndeshjen e javës së tetë. Pnishi u aktivizua në minutën e 18-të, duke shënuar në të 26′. Shani Tarashaj luajti titullar deri në minutën e 82-të për Grasshoppersin, kurse Jahmir Hyka dhe Migjen Basha u paraqitën si rrallë herë në formacionin fillestar për Luzernin. Megjithëse Basha u zëvendësua në të 46′. Grasshoppers është në vend të dytë me 17 pikë, 5 më shumë se Luzern që renditet i katërti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.